GJAKOVË
Vëllaznimi dobëson Trepçën, forcon veten
6 September, 2014 @18:29
Skuadra e rikthyer në Superligë, Vëllaznimi, ka përforcuar radhët e veta me tre basketbollistë vendor. Në fakt, ekipi gjakovar aq se e ka përforcuar veten, aq edhe e ka dobësuar skuadrën e Trepçës, pasi që të tre basketbollistët janë transferuar nga kjo skuadër.
Besnik Azemi, Imer Tahiri dhe Korab Prekazi, janë basketbollistët vendor të cilët me vite e kanë veshur fanellën e Trepçës dhe sivjet ate do ta ndërrojnë me fanellën e kuqe të Vëllaznimit.
Transferimin e tyre në Gjakovë për Borozani.com e konfirmoi tashmë ish organizatori i Trepçës, Imer Tahiri.
Treshja e ardhur nga Mitrovica e ka forcuar dukshëm përbërjen e ekipit kuqezi, e cila kishte dobësi pikërisht në kontingjentin e lojtarëve vendorë.