ALBAN VESELI
Në Pejë, përsëri për titull
6 September, 2014 @16:52
Transferi i ri i Pejës, Alban Veseli, shpreson që të stoliset përsëri me titullin e kampionit me skuadrën e tij të re, Pejën.
Basketbollisti 24 vjeçar para dy viteve ishte shpallur kampion me skuadrën pejane, derisa në stinorin e kaluar të njëjtën gjë e kishte arritur me skuadrën e Sigal Prishtinës.
“Përsëri kampion, ju premtoj,” është shprehur Veseli në pyetjen nga TV Dukagjini se çka synon në stinorin e ri me ekipin verdhezi.