Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI D

Lituania lidere, mposhtet Sllovenia

Lituania lidere, mposhtet Sllovenia


5 September, 2014 @10:11

Dueli i dy përfaqësueseve të cilat po luftonin për ta përfunduar fazën grupore në vendin e parë përfundoi me fitoren e Lituanisë, e cila ia shkaktoi humbjen e parë Sllovenisë në këtë Botëror.

Lituanezët të cilët në të shumtën e kohës ishin në disavantazh, i shtrënguan dhëmbët në çerekun e katërt duke i lejuar sllovenët të shënojnë vetëm 2 pikë gjatë dhjetëminutëshit të fundit.

Jonas Valanciunas dhe Darjus Lavrinovic e dhanë kontributin më të madh në fazën e sulmit për Lituaninë duke shënuar nga 12, përkatësisht 11 pikë, derisa te Sllovenia më i dalluari ishte Domen Lorbek me 14 pikë.

Fitore të rëndësishme për ta siguruar kualifikim shënoi edhe Meksika, duke e mposhtur Koren Jurgore, e cila e përfundoi kampionatin pa asnjë fitore, derisa Angola megjithëse fitoi ndaj Australisë, nuk arriti t’i shmanget eliminimit.



Rezultatet

Lituania - Sllovenia 67-64
Australia - Angola 83-91
Korea Jugore - Meksika 71-87


Radhitja përfundimtare e grupit D

1 Lituania 4-1
2 Sllovenia 4-1
3 Australia 3-2
4 Meksika 2-3
5 Angola 2-3
6 Korea Jugore 0-5

 
Të gjitha lajmet nga Spanja 2014