GRUPI A
Spanja e pamëshirshme ndaj Serbisë
5 September, 2014 @9:29
Përfaqësuesja e Spanjës e vazhdoi serinë pa humbje në Kampionatin Botëror. Në ndeshjen e fundit të tyre të grupit A, spanjollët e mposhtë Serbinë me epërsi prej 16 pikëve, 73-89.
Më i miri në fitoren e Spanjës ishte qendra Pau Gasol i cili realizoi 20 pikë e 4 kërcime, derisa Juan Carlos Navarro shtoi 15 pikë të tjera. Në anën tjetër Nemanja Bjelica luajti me double-double duke realizuar 19 pikë dhe 10 kërcime.
Në ndeshjet tjera të këtij grupi, Brazili e shkatërroi Egjiptin me rezultat 128-65, derisa Franca e mposhti Iranin me rezultat 76-81.
Nga ky grup Irani dhe Egjipti janë dy skuadra të eliminuara nga Botërori Spanja 2014.
Rezultatet
Serbia - Spanja | 73-89 | ||
Irani - Franca | 76-81 | ||
Brazili - Egjipti | 128-65 |
Radhitja përfundimtare e grupit A
1 | Spanja | 5-0 | ||
2 | Brazili | 4-1 | ||
3 | Franca | 3-2 | ||
4 | Serbia | 2-3 | ||
5 | Irani | 1-4 | ||
6 | Egjipti | 0-5 |