PEJA
Peja ndezet me Kurtovicin
4 September, 2014 @23:53
Peja e re, në krye me ish trajnerin kampion të kësaj skuadre, Boris Kurtovic, ka filluar stërvitjet në Karagaç.
Verdhezinjtë përveç trajnerit Kurtovic, kanë arritur marrëveshje për t’i vazhduar kontratat edhe me Drilon Hajrizin, derisa në skuadër është rikthyer Alban Veseli, i cili në stinorin e fundit ishte lojtar i Sigal Prishtinës.
Në njoftimin nga faqja zyrtare e Pejës, thuhet se plejmekeri i kësaj skuadre, Samir Shaptahovic, do t’i bashkohet skuadrës në stërvitjen e nesërme.
Pejanët në ditët në vijim pritet të përforcohen edhe me lojtarë të huaj, derisa më parë në skuadër ishin transferuar edhe lojtarët vendor, Arti Hajdari dhe Ardit Beqiri.
Shiko kundërshtarët dhe kalendarin e Pejës në BIBL.