Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BIBL

Prishtina e nis me Vllazninë

BOROZANI/ Erdis Driza

Prishtina e nis me Vllazninë


4 September, 2014 @12:33

Sigal Prishtina në ndeshjen e parë në Balkan League do të përballet kundër skuadrës së Vllaznisë nga Shkodra.

Bardhekaltërit do ta kenë kundërshtar të parë ekipin debutues nga Shkodra që drejtohet nga trajneri Bledar Gjeçaj, në ndeshjen që do të luhet më 14 tetor në Prishtinë.

Ndryshe, Sigal Prishtinës dhe Vllaznisë i ka rënë hise të jenë në një grup (B) pas shortit të hedhur nga BIBL.

Përveç këtyre dy skuadrave të lartpërmendura në të njëjtë grup do të garojnë edhe  ekipi Mornar Bar nga Mali i Zi, Kozuv nga Maqedoni dhe një ekip tjetër që pritet konfirmohet në ditët në vijim.


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League