GRUPI A
Brazili lider, mposht Serbinë
3 September, 2014 @22:09
Se Kariokat nuk janë të mirë vetëm në futboll, por edhe në basketboll, këtë edhe njëherë e kanë vërtetuar basketbollistët e këtij vendi latinoamerikan.
Brazilianët kanë mposhtur Serbinë në duelin tejet interesant të Grupit A të Botërorit “Spanja 2014” duke dalë në vend të parë të grupit përkohësisht.
Tiago Splitter ka qenë lojtari më efiçient te brazilianët. Ai ka shënuar 10 pikë, 7 kërcime dhe 6 asistime në fitoren e ekipit të tij me rezultat 83-71.
Te serbët, më i dalluari ka qenë playmakeri, Milos Teodosic, që me 14 pikë e 5 asistime ka dhënë kontribut maksimal në ndeshjen për vendin e tij - por pashmangshëm serbët regjistruan disftën e dytë në Botëror.
Brazili nga 4 ndeshjet e para ka bilanc prej 3 fitoreve dhe një humbjeje, derisa serbët kanë bilanc neutral 2-2.
GRUPI A, Tabela aktuale:
1 | Brazili | 3-1 | ||
2 | Spanja | 3-0 | ||
3 | Serbia | 2-2 | ||
4 | Franca | 2-1 | ||
5 | Irani | 1-3 | ||
6 | Egjipti | 0-4 |