GJAKOVË
Vëllaznimi zyrtarizon turkun Oner
3 September, 2014 @15:54
Basketbollisti turk, Caner Oner, është përforcimi i radhës te ekipi i rikthyer në Superligë të basketbollit, Vëllaznimi.
Ekipi gjakovar ka dhënë njoftimin zyrtar në faqen e saj në Facebook, derisa aloja 2 metra i gjatë pritet të testohet nga trajneri i ri i klubit, Jeton Nixha.
Vëllaznimi është duke ndjekur një politikë interesante në mbledhjen e mjeteve financiare për klub dhe çdo ditë e më shumë po tregon seriozitet, që bind para stinorit të ri se do të mund të shkaktojë probleme për ekipet tjera të Superligës.
Oner është 25 vjeçar dhe ka luajtur për ekipe të njohura turke si Darussafaka, Istanbulspor, Antalya, Trabzonspor, etj.
FAKT:
Caner Oner është basketbollisti i dytë turk që do të luaj në Superligë, pas Ersan Ozsevenit, që kishte luajtur dy stinorë më parë për RTV 21. |