JORDAN HULLS
Jordan Hulls i Prishtinës
3 September, 2014 @9:24
Organizatori amerikan i lojës, Jordan Hulls, është përforcimi i fundit i kampionit të Kosovës, Sigal Prishtina.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e këtij ekipi në rrjetin social Facebook, derisa ai ka bërë karrierë në NCAA, duke luajtur për ekipin Indiana Hoosiers.
Hulls, 24 vjeçar, së fundi ka luajtur për ekipin polak, Energa Czami. Ai ka pasur mesatare prej 21.9 minutash lojë në këtë ekip, derisa 9.1 pikë, 2.9 asistime dhe 2.6 kërcime - për ndeshje, kanë qenë mesataret tjera të lojtarit që pritet të bart lojën prishtinase stinorin që vjen.
Hulls është i huaji i radhës për Prishtinën, pas Aurimas Kiezas, Aaron McGhee dhe Edin Bavcic.
Video
Jordan Hulls në akcion