MITROVICË
Minatori, gati për fund tetor
2 September, 2014 @17:46
Ish kampionja e Kosovës, Trepça, do të duhet të durojë deri në fund të muajit tetor për t’iu kthyer palestrës së vetë, Minatori.
Kjo pasi që qe dy vjet palestra në fjalë po renovohet, derisa mitrovicasit i luajnë ndeshjet si vendas gjëtiu.
Në njoftimin e lëshuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës, që ka pranuar një letër nga Komisioni Europian thuhet që 85% e punimeve kanë përfunduar në palestër dhe në fund të tetorit - Trepça mund t’i kthehet folesë.
Superliga e Kosovës nis më 27 shtator 2014.