PRISHTINA-BASHKIMI
Superkupa në Prizren
1 September, 2014 @16:00
Prizreni me palestrën Sezai Surroi do të jetë nikoqir i finales së Superkupës së Kosovës në basketboll.
Federata e Basketbollit të Kosovës, në pajtim me drejtuesit e Sigal Prishtinës, ka vendosur që kjo ndeshje të luhet në Prizren, përkundër se teknikisht vendas llogaritet Prishtina.
Me Bashkimin në luftë për Superkupë
Sigal Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës dhe e titullit kampion, e në këtë rast për Superkupë lufton me finalistin e Kupës - që është Bashkimi.
Trajnerët e ri
Të dyja skuadrat kanë ndërruar trajnerë në krahasim me stinorin e kaluar, ku prishtinasit kanë marrë boshnjakun Sabit Hadzic, derisa prizrenasit malaziasin Miodrag Baletic.
A do të mbrojë Sigal Prishtina trofeun?
Herën e fundit, Sigal Prishtina kishte fituar Superkupën e Kosovës nën drejtimin e trajnerit Ceyhun Cabadak, kur në finale mposhti Pejën (përkujtoni finalen e vjetshme) e atëherë Daniel Lutzit, 74-64 (fotogaleria).
Ndeshja e vlefshme për Superkupë luhet të dielën më 21 shtator dhe i paraprinë stinorit të ri 2014/15 të Superligës së Kosovës, që nis një javë pas Superkupës.