PRISHTINA
McGhee, supertransferi i Prishtinës
31 August, 2014 @19:41
Aaron McGhee është basketbollisti më i ri i skuadrës kampione të Kosovës, Sigal Prishtina.
Basketbollisti amerikan i pozitën alo qendër pritet të jetë një prej armëve më të forta të prishtinasve për stinorin e ri, duke pasur parasysh aftësitë dhe përvojën e tij të mëparshme.
McGhee vjen nga skuadra ruse, Ural Ekaterinburg, me të cilën ka pasur mesatare prej 14.7 pikëve dhe 7 kërcime për ndeshje në stinorin e fundit në kampionatin rus, derisa me paraqitjet e tij të shkëlqyera me këtë skuadër në EuroChallenge ishte shpallur si aloja më e mirë pasi ishte kërcyesi i dytë dhe koshashënuesi i katërt më i mirë në këtë kompeticion.
Amerikani 35 vjeçar gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në shumë skuadra të ndryshme europiane, përfshirë këtu edhe skuadra nga ligat më të forta europiane si Ukrainë, Spanjë, Itali dhe Izrael.
Video
Profili i Aaron McGhee
Viti i lindjes: | 1979 | ||
Gjatësia | 203 centimetra | ||
Pozita: | Alo qendër | ||
Pesha: | 121 kg | ||
Nënshtetësia: | Amerikan | ||
Skuadra e fundit ku ka luajtur: | Ural Ekaterinburg (RUS) | ||
Skuadrat e mëparshme: | Khimik (Ukrainë), Coamo (Porto Riko), Maccabi Rishon (Izrael), BC Donetsk (Ukrainë), Ponce (Porto Riko), Maccabi Tel Aviv (Izrael), Granada (Spanjë), Scavolini Pesaro (Itali), Cantabria Baloncesto (Spanjë)... |