TE RIVALI LOKAL
Hajdari te Peja
31 August, 2014 @17:33
Ylli i deritashëm i Besës, Arti Hajdari, do të jetë lojtari i ri i Pejës.
Hajdari që ka qenë njëri ndër lojtarët më të dalluar të ekipit të dytë pejan në Superligë, ka arritur marrëveshje me verdhezinjtë dhe pritet të jetë një përforcim i qëlluar i nënkampionit të Kosovës - Peja.
Basketbollisti 21 vjeçar, Hajdari, është shpallë lojtari më i mirë i ri sipas Eurobasket për Superligën e Kosovës në stinorin e kaluar.
Përveç tij, Peja ka nënshkruar kontratë edhe me 19 vjeçarin Ardit Beqiri, i cili më parë ka luajtur në disa skuadra të ndryshme sllovene.