LETRA
Reagon Elshani!
29 August, 2014 @10:12
Pas demantimin të fjalëve të iniciativës nga KB Kastrioti dhe KB Bashkimi, ka reaguar kreu i Besës, Arbër Elshani, si kundërpërgjigje.
“Njerëzit që e rrethojnë KB Kastriotin janë të paligjshëm dhe janë pa Kuvend aty. Me ligj, kryetar është Nehat Mustafa, ndërsa Alberton Sahiti ka ndërruar fjalët pas takimit me ne, pasi që kreu i FBK-së i ka gjetur sponsor për ekip. Në anën tjetër, sa i përket KB Bashkimit, reagimi i tyre nuk ka kuptim, pasi që kryetar i klubit është Arsim Shpejti,” ka thënë ndër të tjera Elshani në reagimin e dërguar në postën tonë elektronike.
Elshani më tej ka shtuar se Superliga e Kosovës nuk do t’ia fillojë derisa FBK t’i thërret në takim përfaqësuesit e kësaj iniciative.