REAGIMI
Kastrioti reagon ndaj iniciativës për bojkot
28 August, 2014 @15:33
Kastrioti reagon ndaj deklaratës së Arbër Elshanit.
Në një komunikatë të ardhur në e-mail adresën tonë, kryesia e KB Kastriotit nga Ferizaji, ka demantuar gjithçka çka ka thënë dje në konferencë për shtyp Arbër Elshani.
“Zotëri Elshani nuk ka qenë e as që do të jetë ndonjëherë zëri ynë e as avokati ynë në Federatë. Andaj, lusim z. Elshani dhe gjithë të tjerët që të mos e përmendin emrin e KB Kastriotit në mënyrë të jashtëligjshme, në të kundërtën Ne do të detyrohemi që këto gjeste të ulëta nga idividë të ulët t’i padisim dhe reagojmë konform rregullave dhe ligjeve të Republikës së Kosovës,” shkruhet në komunikatën e dërguar nga ekipi ferizajas.
Më tej, Kastrioti ka cekur se ka bërë gjithçka sipas rregullave për regjistrim dhe pjesëmarrje në gara të ligës elite të Kosovës në basketboll, deirsa përkrah FBK-në në miratimin e rregulloreve dhe komisioneve nën ombrellën e FBK-së, ashtu që të ketë një Federataë fuqiplote.
“Me këtë shkresë duam të qetësojmë shpirtërat dhe gjakrat e sportdashësve të qytetit të Ferizajit si dhe u kemi borxh tifozëve dhe kontribuesve që me organizim të mirëfilltë të arrijmë synimet,” shton komunikata, duke lutur kreun e KB Besës, Elshani, që të mos shpif në emër të KB Kastrioti.