MEDIA
Kurtovic, opcion i Pejës
27 August, 2014 @10:54
Peja shumë shpejt pritet të zyrtarizojë emrin e trajnerit të ri të saj për stinorin 2014/15. Sipas burimeve të Kohës Ditore, ai do të jetë Boris Kurtovic, që stinorin e kaluar udhëhoqi Besën e Pejës, mirëpo ekipi pejan nuk ka zyrtarizuar këtë lajm, pasi që është në bisedime edhe me trajnerë të tjerë.
“Ende nuk kemi vendosur se cili do të jetë trajneri ynë i ri. Por në opcion është edhe Boris Kurtovic,” është cituar të ketë thënë kryetari i klubit pejan, Art Gashi, për gazetën në fjalë.
Kurtovic stinorin e kaluar erdhi te ekipi i ri i Superligës, Besa, ndërsa u largua pak pas nisjes së pjesës së dytë të stinorit.
Ai ka udhëhequr me ekipe kosovare edhe në kohëra të kaluara. Ka qenë pikërisht trajner i Pejës në stinorin 2003/04, kur u bë kampion me verdhezinjtë, ndërsa ka pas punë edhe me Mabetexin e dikurshëm.