SEKRETARI I RI I FBK-së
Hoxha zëvendëson Nixhën
25 August, 2014 @20:44
Tanimë ish anëtari i Bordit të FBK-së, Leart Hoxha, është emëruar si Sekretar i ri i Përgjithshëm i FBK-së, ka njoftuar sot Federata e Basketbollit të Kosovës, në një njoftim të saj.
Hoxha do të zëvendësojë në këtë post Jeton Nixhën, i cili dha dorëheqje javën e kaluar për shkak të angazhimit të tij si trajner te klubi i rikthyer në Superligë, Vëllaznimi.
Ndër detyrat e para të Hoxhës do të jenë rekomandimet: për zgjidhjen e situatës në Shoqatën e Trajnerëve të FBK-së si dhe emërimin e Komesarëve të Garave për stinorin e ri, 2014/15.