SIGAL PRISHTINA
Greene në Prishtinë
25 August, 2014 @18:15
Sigal Prishtina nuk ka të ndalur. Kampionja duket se po bëhet gati për trofeun e parë ndërkombëtar seriozisht.
Sot, ekipi i Prishtinës ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë edhe me alon amerikane Brian Greene, që së fundi ka luajtur në Republikën Dominikane për Huracanes.
Amerikani 31 vjeçar është përforcimi i tretë i huaj i zyrtarizuar për ekipin e ri të strategut boshnjak, Sabit Hadzic, pas Aurimas Kiezas (që ka vazhduar kontratën me klubin) dhe boshnjakut Barisa Krasic.