SIGAL PRISHTINA
Kthehet Kieza
22 August, 2014 @17:44
Vetëm disa orë pas zyrtarizimit të lajmit për trajnerin e ri të skuadrës, kampionja e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina ka njoftuar për vazhdimin e kontratës me lituanezin, Aurimas Kieza.
Kieza 32 vjeç ka qenë pjesë e pandashme e pesëshes së parë prishtinase në stinorin e kaluar, derisa u lëndua kah fundi i stinorit.
Ai fitoi gjithçka me Prishtinën stinorin e kaluar derisa ka përfunduar stinorin si kërcyesi i shtatë më i mirë i stinorit me 6.2 kërcime për ndeshje, pastaj 1.2 topa të vjedhura dhe 0.5 bllokada për ndeshje.
Sipas njoftimit nga klubi ai ka vazhduar kontratën deri në fund të këtij stinori, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.
Aurimas Kieza u largua nga Prishtina pak pa përfunduar stinori për tu operuar dhe pritet që të kthehet në parket me fillimin e stinorit të ri, kah mesi i tetorit.
Kieza është njëri ndër basketbollistët e huaj më të vlerësuar që ka ardhur stinorin e kaluar në Kosovë, derisa luan në pozitën alo-qendër.