ZYRTARE
Hadzic merr timonin e Sigal Prishtinës
22 August, 2014 @14:19
Boshnjaku Sabit Hadzic është trajneri i ri i Sigal Prishtinës.
Lajmi është bërë zyrtar nga faqja prishtinase në Facebook, disa minuta më parë, derisa boshnjaku 57 vjeç që ka udhëhequr kombëtaren boshnjake në Eurobasketin e fundit, do të merr pozitën e lënë bosh nga maqedonasi, Marin Dokuzovski.
Lajmin për ardhjen e Hadzicit në Prishtinë e paralajmëroi që në mëngjes nga burimet e sigurta të saj, e përditshmja Sport Plus.