GODET GJAKOVA
Nixha te Vëllaznimi
20 August, 2014 @11:56
Skuadra e posaardhur në Superligë, Vëllaznimi, ka bërë goditje të madhe duke e emëruar trajner të ri të skuadrës, Jeton Nixhën.
Nixha, i cili deri tash punonte si Sekretar i Përgjithshëm në Federatën e Basketbollit të Kosovës, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij i deritashëm dhe ka marrë ‘rrugë për Gjakovë’ - ku do të punojë me ekipin e tij të ri, ka njoftuar pak më parë FBK-ja në faqen zyrtare të saj.
Nixha si trajner, më parë ka qenë kampion me Sigal Prishtinën në konkurrencë të femrave si dhe nënkampion me Bashkimin.