GJAKOVË
Vëllaznimi për Play-Off
16 August, 2014 @19:21
Skuadra gjakovare që u rikthye në elitë të basketbollit sivjet, Vëllaznimi, në konferencën për shtyp sot, ka bërë të ditur për rrjedhat në klub para nisjes së stinorit të ri.
Kryetari i klubit gjakovar, Visar Nura, në konferencë për shtyp ka bërë të ditur se kuqezinjtë do të luftojnë që të arrijnë Play-Offin këtë stinor, derisa gjakovarët kanë nisur implementimin e një strategjie të ndryshme të marketingut - që premton të jetë profitabile për klubin.
Nura më tej ka konfirmuar se Vëllaznimi është në bisedime me basketbollistin boshnjak Dino Hodzic, kurse theks të veçantë do t’i ipet edhe zhvillimit të gjeneratave të reja të klubit.
Vëllaznimi është rikthyer në elitë, pas një stinori të kaluar në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll. Me kryesi dhe ide të reja, gjakovarët pritet të jenë befasi e këndshme e stinorit në Superligë.