EKSKLUZIVE
Bashkimi, konkurrencë Prishtinës e Pejës
Intervistë ekskluzive me menaxherin e KB Bashkimi, Arlind Kaçaniku;
14 August, 2014 @8:48
Përkundër se prizrenasit vuajnë për një trofe, që nga koha e Bledar Gjeçajt, Bashkimi stinorin që shkoi arriti në finale të Kupës së Kosovës, përkundër se Peja e Sigal Prishtina kanë qenë disa herë më të fuqishëm si ekip.
Disfata në finale të Kupës ishte vështirë e evitueshme, mirëpo ajo që e arriti Bashkimi ka qenë që ta mposht Pejën, së paku njëherë në stinor – gjatë Play-Offit, fakt që nuk e ka arritur asnjë ekip stinorin e kaluar që ka qenë nën pozitën e dytë gjatë gjithë stinorit - ka treguar se prizrenasit me pak para mund t’i konkurrojnë dyshes që ishin superfuqi stinorin e kaluar.
Prizreni ka Bashkimin në elitë nga sportet e popullarizuara kolektive
Gjithashtu, Bashkimi ka qenë skuadra e vetme që e ka nisur stinorin dhe e ka përfunduar stinorin me një trajner – Edin Kërveshi, që morri edhe çmimin e trajnerit më të mirë nga FBK në fund të stinorit.
Sidoqoftë, duke ditur se Bashkimi është ekipi i vetëm nga sportet e popullarizuara kolektive që garon në elitë kosovare – prizrenasit presin shumë nga portokallezinjtë. Për më tepër, se çka planifikon dhe çka synon ekipi për stinorin 2014/15 flet menaxheri i skuadrës, Arlind Kaçaniku.
Faza e konsolidimit të Bashkimit
-Në çfarë faze është ekipi juaj sa i përket përgatitjeve parasezonale?
Kaçaniku: KB Bashkimi është në fazën e pritjes së konsolidimit të ekipit me lojtarë që kanë qenë pjesë e skuadrës. Gjithashtu, aty llogariten edhe lojtarët vendor të ekipeve tjera si dhe përforcimet e mundshme.
-Do të vazhdoni me Edin Kërveshin trajner, apo keni plane tjera për këtë stinor?
Kaçaniku: Siç e dini, Edin Kërveshi është shpallë trajneri më i suksesshëm stinorin e shkuar, e njëkohësisht ai ka qenë i vetmi që ka nisur e ka përfunduar edicionin 2013/14. Ai është një person që gëzon respekt në klub dhe gjithsesi se do të ketë peshë në vendimmarrje.
-Cilët lojtarë i keni me kontrata dhe sa lojtarë duhen përafruar te Bashkimi para nisjes së stinorit të ri?
Kaçaniku: Për momentin, të gjithë lojtarëve i ka skuduar kontrata dhe shumë shpejtë pritet që të nënshkruajmë me lojtarë që mendojmë se do të përfaqësojnë denjësisht klubin tonë.
Reputacioni i klubit, ekipi serioz për plasman të lartë
-Synimet e Bashkimit për stinorin e ri?
Kaçaniku: Qëllimi i Bashkimit është që të vazhdojë të mbajë reputacionin e klubit dhe me përkrahjen e tifozësirë dhe sponsorëve të krijojë një ekip serioz dhe pretendent për plasman të lartë si në Kupë ashtu edhe në kampionat.
-Për tifozët, lojtarët dhe basketbollin në përgjithësi…
Kaçaniku: Bashkimi ka një përparësi të madhe në krahasim me skuadrat tjera, nuk mundem pa i përmendur Arpagjik’t që janë gjithmonë lojtar i gjashtë i yni në parket. Besoj që me përforcimet e sivjetme që pretendojmë t’i bëjmë ne do t’i gëzojmë shikuesit tonë, derisa ata do ta kenë një arsye më tepër për të ardhur në palestër për të përkrahur klubin e tyre të zemrës.