Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DURANTULA

Edhe Durant mungon në Botëror

REUTERS

Edhe Durant mungon në Botëror


8 August, 2014 @8:56

Kevin Durant, makina e koshave, nuk do të jetë pjesë e SHBA-ve në Kampionatin Botëror, Spanja 2014. 

Lodhja e tepërt fizike dhe mendore, ka bërë që ai të kërkojë falje nga vendi i tij për mospjesëmarrje në këtë garë, derisa ka thënë se nuk është në gjendje të jap maksimumin për kombëtaren. 

Me mosparaqitjen e Durantin në Botëror, lista e mungesave të SHBA-së në “Spanja 2014” ngritet në 5. 

Kevin Love, Blake Griffin, LaMarcus Aldrige dhe Kawhi Leonard, MVP i finaleve të vitit - kanë tërhequr veten nga ekipi me arsye të ndryshme. 


 
Të gjitha lajmet nga NBA