Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

10 OSE 12 SKUADRA

Presin Galilin dhe Craiovën

BOROZANI/Erdis Driza

Presin Galilin dhe Craiovën


9 August, 2014 @20:18

Në ligën ballkanike të basketbollit, pritet që të marrin pjesë 10 ose 12 ekipe stinorin tjetër. Sipas një njoftimi të botuar në faqen zyrtare të kësaj lige, përveç skuadrave të konfirmuara deri më tani, pritet edhe përgjigjja definitive e ekipit rumun Craiova si dhe e Galil Gilboas nga Izraeli. 

Sa i përket ekipeve të konfirmuara deri më tani për stinorin e ri të BIBL, aty bëjnë pjesë: Vllaznia (Shqipëri), Sigal Prishtina dhe Peja (Kosovë), Kozuv dhe Kumanova (Maqedoni), Rilski (Bullgari), Teodo, Sutjeska dhe Mornar (Mal i Zi). 

Dita e fundit e muajit shtator do të të vendos gjithçka, kur bëhet takimi parasezonal me ekipet pjesëmarrëse. 


 
Të gjitha lajmet nga Balkan League