KAMPIONJA
Prishtina vazhdon me sponzorët e njejtë
18 August, 2014 @15:26
Sigal Prishtina pritet të jetë e furishme në basketbollin vendor por edhe atë ndërkombëtar stinorin që vjen.
Sipas një njoftimi të botuar në faqen zyrtare të klubit në rrjetin social Facebook, bëhet e ditur se bardhekaltërit kanë vazhduar kontratat me pjesën më të madhe të sponzorëve edhe për stinorin e radhës si dhe me disa prej tyre kanë bërë kontrata 2 vjeçe.
“Kjo për ne do të thotë shumë, sepse na mundëson që të përforcohemi edhe më tutje në të gjitha aspeket,” thuhet ndër të tjera në njoftimin e fitueses së të gjitha trofeve në vend për edicionin që shkoi.
Sigal Prishtina këtë stinor, përveç trofeve vendore synon edhe atë të Balkan League, kishte thënë ditë më parë menaxheri i skuadrës, Edis Kuraja, në një intervistë ekskluzive për Borozani.com.