Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKSKLUZIVE

Kenani po vjen

Kenani po vjen


Intervistë ekskluzive me basketbollistin kosovar të Fenerbahçe Ulker dhe përfaqësueses së Turqisë, Kenan Spahi.

17 August, 2014 @14:20

Basketbollisiti kosovar i Fenerbahçe Ulkerit dhe i përfaqësueses së Turqisë, Kenan Spahi, këto ditë po qëndron në Kosovë për pushime. Ai po kalon ditë të mira në vendlindjen e tij, gjersa të shtunën mbrëma e vizitoi edhe qytetin e Prizrenit në ditën e parë të festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër, Dokufest.

Numri 25 i Fenerbahçe Ulkerit në një intervistë ekskluzive për Borozani.com, foli për gjendjen e tij shëndetësore pas lëndimit të rëndë, synimet për stinorin e ri me skuadrën e tij, basketbollin kosovar dhe shumë gjëra të tjera.

Siç dihet, Kenani që nga 5 shkurti i vitit 2014, ka mbetur jashtë fushave të basketbollit për shkak të lëndimit që e kishte pësuar në dorë gjatë ndeshjes kundër Trabzonsporit, por tani 19 vjeçari thotë se e pret me padurim rikthimin e tij në parket.

Në Tajlandë për rehabilitim.

- Si ndjehesh tani pasi atij lëndimi dhe kur pritet të kthehesh në parket?

Spahi: Faza e lëndimit kaloi pak me vështirësi, por me plot vullnet dhe me punë arrita ta tejkaloj lëndimin, ndërsa për fazën e rehabilitimit isha edhe në Tajlandë. Tani jam shëruar plotësisht dhe në ditët në vijim do të stërvitem me top dhe me ekip së bashku.

- Ishe njëri ndër lojtarët kyç të trajnerit Obradoviç. A mendon se do të vazhdosh me të njëjtin tempo?

Spahi: Unë jam një ‘pure playmaker’ (më shumë asistues se sa shënues) dhe në skuadër nuk kemi organizator të stilit siç jam unë. Tempon time do ta mbaj padyshim.

- Fenerbahçe bëri transferime të mira këtë stinor. Mendon se do të gjesh vend përsëri në ekip?

Spahi: Po, edhepse Fenerbahçe bëri transferime shumë të mira, unë do të luftojë për të gjetur përsëri një vend në skuadër sikurse në vitin e kaluar.

NBA, do të ishte realizimi i ëndrrës.

- Fenerbahçe do të jetë në grupin e vdekjes në Euroleague. Si janë gjasat për sivjet?

Spahi: Mendoj se më mirë që do të përballemi në fillim se sa në TOP 16 ose TOP 8. Synimet e Fenerbahçes janë gjithmonë të larta.

- Synimet tua në të ardhmen?

Spahi: Synimi im me Fenerin është të bëhem kampion në Euroleague dhe më pas karrierën ta vazhdoj në NBA, që do të ishte edhe realizimi i ëndrrës sime.

- A e përcjell basketbollin kosovar?

Spahi: Basketbollin kosovar, nuk mundem ta përcjelli në çdo kohë, por ndonjëherë kam pasur ndonjë informatë, megjithatë jemi të ngarkuar shumë dhe natyrisht nuk kemi kohë për ta përcjellur vazhdimisht.

- Ndonjë këshillë për të rrinjtë?

Spahi: Për të rrinjtë mund të them se duhet të punojnë sa më shumë, pa u ndalur dhe të mos heqin dorë nga ëndrrat, ngase me punë, do të vijë edhe suksesi.


Video

Kenan Sipahi



 
Të gjitha lajmet nga Euroleague