GJAKOVË
Hodzic afër Vëllaznimit
20 August, 2014 @13:30
Skuadra e rikthyer në Superligë të Kosovës, Vëllaznimi, është shumë afër nënshkrimit me playmakerin boshnjak, Dino Hodzic.
Lajmin e ka bërë të ditur portali basketbollistik, Eurobasket, ku thuhet se Hodzic është afër marrëveshjes me Vëllaznimin e Gjakovës.
Hodzic, që së fundi ka luajtur për Çelikun e Zenicës në Bosnjë, i ka ndihmuar ekipit të tij të shpallet kampion atje.
Ai në 29 ndeshje ka pasur mesatare prej 9.8 pikëve për ndeshje, 3.6 kërcimeve si dhe 4.1 asistimeve. Basketbollisti 190 centimetra i gjatë ka qenë pjesë e përfaqësueses së Bosnjes dhe Hercegovinës. Ai tash është 24 vjeçar.
Orë më parë, trajneri Jeton Nixha është njoftuar të jetë trajner i ri i kuqezinjëve të Gjakovës.