SIGAL PRISHTINA
Përforcimi i radhës, nga Bosnja
25 August, 2014 @15:53
Alo qendra boshnjake, Barisa Krasic, është lojtari më i ri i Sigal Prishtinës.
Sipas njoftimit të faqes zyrtare të ekipit kampion në Facebook, Krasic, do t’i bashkohet ekipit bardhekaltër gjatë javës së ardhshme.
Krasic ka bërë karrierë në disa vende si Gjermani, Kroaci e Maqedoni, derisa ka qenë lojtar i ekipeve të njohura të regjionit si Zara e Rabotnicki së fundi.
Krasic është 36 vjeç dhe është 203 centimetra i gjatë dhe në gjysmëstinorin e fundit ka luajtur për Rabotnickin e Shkupit.