DALI
Vazhdon me Prishtinën
24 August, 2014 @12:32
Ylli i basketbollit kosovar, Dardan Berisha, ka vazhduar kontratën me Sigal Prishtinën.
Basketbollisti pejan që me tu rikthyer në Kosovë nga Polonia është treguar si i pakapshëm kundrejt kundërshtarëve, edhe këtë stinor do të jetë pjesë e bardhekaltërve.
Ai ka fituar gjithçka në Kosovë dhe tani më me Prishtinën synon titullin e ligës ballkanike, ku ka qenë njëri ndër basketbollistët më të dalluar gjatë stinorit të kaluar.
Berisha është shpallë edhe lojtari më i mirë i Kosovës në dy vitet e fundit, derisa ku ka qenë ai, aty ka qenë titulli kampion. Si me Pejën dy stinorë më parë, ashtu edhe me Prishtinën në stinorin e kaluar.
Ky do të jetë stinori i tretë i ‘Dalit’ në Kosovë pas rikthimit, ndërsa klubi prishtinas ka njoftuar se ai ka vazhduar për një stinor me ekipin kampion.