QENDRA
Zenelaj vazhdon me Prishtinën
25 August, 2014 @21:12
Ish basketbollisti i Bashkimit dhe RTV 21, Urim Zenelaj, ka vazhduar edhe për një stinor marrëveshjen me Sigal Prishtinën.
Zenelaj 212 centimetra i gjatë, që pati shumë pak hapësirë stinorin e kaluar te Prishtina, është shpallë kampion dhe fitues i Kupës së Kosovës me ekipin e tij.
Ai ka nisur sot stërvitjet me ekipin prishtinas që këtë stinor do të udhëhiqet nga boshnjaku Sabit Hadzic.