NËNKAMPIONI
Peja, kompletohet këtë javë
27 August, 2014 @8:49
Pas trasnferimeve të huaja dhe vazhdimit të kontratës së disa lojtarëve vendor te ekipi kampion, Sigal Prishtina, edhe Peja duket se është e gatshme për fillimin e punës për stionrin e ri.
“Peja gjatë javës do të kompletojë ekipin me lojtarë vendor dhe me trajner. Për momentin ende nuk kemi marrëveshje me lojtarët tjerë vendor përpos lojtarëve që kanë kontratë me klubin si Samir Shaptahovic, Gerti Shima, etj.” ka shkruar klubi pejan në një njoftim të lëshuar në faqen zyrtare të saj në Facebook.
Verdhezinjtë gjithashtu janë duke punuar me sponzorët potencial para stinorit të ri dhe shumë shpejtë pritet të bëhen gati për dy fronte - Superligën e Kosovës dhe Ligën Ballkanike.