PËRFORCIMI
Hodzic në Gjakovë
27 August, 2014 @13:38
Vëllaznimi ka nisur stërvitjet në fillim të javës me trajnerin e ri të tij, Jeton Nixha, ndërsa dje ka arritur edhe përforcimi i parë i huaj te ekipi gjakovar.
Fjala është për të paralajmëruarin, Dino Hodzic, i cili ka nisur menjëherë stërvitjet. Njeriu që ka qenë kampion i Bosnjës me ekipin e tij, Çelik, pritet t’i sjellë fuqi organizuese dhe pikë Vëllaznimit.
Ai ka pasur mesatare prej 9.8 pikëve dhe 4.1 asistimeve për ndeshje, derisa me gjatësinë prej 190 centimetrave dhe moshën 24 vjeçare - pritet të jetë një shtesë impresive për ekipin që po ndërtohet me Nixhën.
Gjakovarët kanë paralajmëruar edhe ardhjen e një lojtari tjetër të huaj në testime, Julian Sanders.