REAGIMI
Edhe Bashkimi reagon ndaj iniciativës për bojkot
28 August, 2014 @21:10
Kryetari i klubit të Bashkimit të Prizrenit, Shaqir Totaj, në një kumtesë të dërguar në redaksinë tonë përmes e-mailit, ka bërë të ditur se vetë ai dhe kryesia e KB Bashkimi nga Prizreni nuk ka të bëj asgjë me deklarimet që bëhen në emër të Bashkimit.
“Unë Shaqir Totaj dhe kryesia e Bashkimit nga Prizreni nuk kemi të bëjmë asgjë me deklarimet që bëhen në emër të KB Bashkimi dhe që kanë dalë në opinion dje përmes personave të paautorizuar,” shkruan në kumtesën e dërguar përmes postës elektronike.
Totaj, gjithashtu ka bërë të ditur se Bashkimi është duke u përgatitur për fillimin e stinorit të ri të Superligës dhe çdo gjë tjetër që del në opinion është spekulim.
Bashkimi ka qenë njëri ndër klubet tjera të përmendura në iniciativën për bojkot ndaj Superligës që u thirr dje nga grupi bojkotues.
Më parë, edhe ish kreu i FBK-së, Fatmir Gashi, por edhe KB Kastrioti, kanë demantuar të thënat e Arbër Elshanit në konferencën për shtyp të organizuar dje.