Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI B

Tangon e luan Kroacia

Tangon e luan Kroacia


31 August, 2014 @15:36

Pas fitores së mundimshme ndaj filipinezve, ku shkuan në vazhdime, Kroacia, arriti një fitore tepër të rëndësishme ndaj Argjentinës.

Kroatët ia nisën ndeshjes me një seri prej 7-0-ve, ku dhe e përfunduan çerekun e parë me rezultat 28-20.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, Argjentina me ndihmën e Luis Scolas dhe me mbrojtje të mirë, arriti ta ngushtojë diferencën, por Kroacia kishte një pamje krejt tjetër prej lojës së djeshme, të cilët dëshironin fitoren më shumë.

Stabiliteti i djelmoshave të Jasmin Repesa, funksionoi deri në fund, ku arritën ta mposhtin kundërshtarin me rezultat 90-85.

Më i miri tek Kroacia, ishte Krunoslav Simon, i cili shënoi 18 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Bojan Bogdanovic e Dario Saric me nga 16 pikë secili.

Në anën tjetër mundi 30 pikësh i Luis Scolës, nuk mjaftoi që ta regjistrojë Argjentina fitoren e dytë. 


 
Të gjitha lajmet nga Spanja 2014