FBK
Vazhdojnë Komisarët
29 August, 2014 @18:33
Superliga, Liga e Parë, kategoritë e reja dhe Liga e Femrave, do të vazhdojnë të kenë Komisarët e njejtë të garave edhe nën Sekretarin e ri të Përgjithshëm të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Sipas një komunikate për media të lëshuar sot nga FBK, Bordi i FBK-së ka miratuar propozimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Leart Hoxha, që t’ua vazhdojë Komesarëve mandatin.
Pra, Bajrush Ademi dhe Faton Kurshumlija do të mbeten Komesarë të garave të ligave përkatëse, sikurse në stinorin e kaluar.
Ademi kontrollon Superligën, Ligën e Parë dhe Ligën e Femrave, derisa Kurshumlija të gjitha kategoritë e reja të basketbollit.