Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FRA - SPA

Spanja rrëzohet përtoke

Spanja rrëzohet përtoke


10 September, 2014 @23:52

Pavarësisht mungesës së lojtarëve kryesorë si Tony Parker, Joakim Noah, Nando de Colo, Kevin Seraphin e Alexis Ajinça, Franca arriti në gjysmëfinale të Kampionatit të sivjetëm Botëror. Françezët e kompletuan TOP 4-shen e Botërorit duke e befasuar ekipin nikoqir, Spanjën, të cilën e mposhtën me rezultat 65-52.

Loja e fortë në mbrojtje, duke mos lënë Spanjën të shënojë më shumë se 52 pikë dhe efikasiteti i dyshes Boris Diaw dhe Thomas Huertel në sulm, ishte çelësi kryesor i fitores së tre kolorëve.

Diaw e përmbylli takimin me 15 pikë, dy më shumë se playmakeri i Laboral Kutxa, Huertel, derisa në anën tjetër Pau Gasol me 17 pikë e 8 kërcime ishte i vetmi që u mundua të bëjë diç më shumë për ta shpëtuar ekipin e tij nga humbja.

Në gjysmëfinale Franca do të përballet me Serbinë, e cila sot arriti të shënojë fitore pa shumë problem ndaj Brazilit.


 
Të gjitha lajmet nga Spanja 2014