GRUPI A
Franca fiton me mungesa
31 August, 2014 @17:46
Dy skuadra të fuqishme të Europës, Franca e Sërbia, u përballën në qytetin e Granada-së, ku dhuruan emocione deri në sekondat e fundit të ndeshjes.
Gjatë tërë ndeshjes, nuk kishte ndonjë epërsi të madhe nga të dyja skuadrat, por deri në fund loja ishte e barabartë. E krejt në fund françezi Joffrey Lauvergne shënoi një herë nga dy gjuajtjet e lira për ta çuar rezultatin në 74-73, ku nuk kishte më kohë për Sërbinë për të kaluar në epërsi.
Lauvergne, ishte kosheshënuesi më i mirë tek Franca me 19 pikë, i cili u ndihmua edhe nga Antonie Diot me 15 pikë, në anën tjetër më i miri ishte Miroslav Raduljica me 21 pikë e 7 kërcime.
Franca është duke garuar pa superyjet si Tony Parker e Joakim Noah.
Kjo ishte fitorja e parë e Francës dhe humbja e parë e Sërbisë në Grupin A, pas dy ndeshjeve të zhvilluara.