RIKTHIMI NË PEJË
Kurtovic të martën në Pejë
31 August, 2014 @18:11
Emërtimi i Boris Kurtovicit kryetrajner në skuadrën e Pejës ka mbetur të jetë vetëm çështje kohe.
Trajneri kroat i cili është dakorduar me drejtuesit verdhezi për ta marrë drejtimin e skuadrës këtë stinor, pritet të arrijë të martën në Pejë, me ç‘rast edhe zyrtarisht do ta nënshkruaj kontratën me pejanët.
Kurtovic në stinorin e kaluar ka qenë kryetrajner i Besës, ndërsa Pejën e kishte udhëhequr gjatë stinorit 2003/04, kur ishte shpallur kampion i Kosovës.