KARAGAÇI
Peja afër Veselit dhe Hajrizit
31 August, 2014 @17:53
Skuadra e Pejës është shumë afër që t’i realizoj dy goditje shumë të rëndësishme në transferimin e lojtarëve nga tregu vendor.
Sipas një njoftimi nga verdhezinjtë, basketbollisti i cili së fundi ishte pjesë e pejanëve, Drilon Hajrizi, është pranë vazhdimit të kontratës, ndërsa ekipit mund t’i rikthehet edhe Alban Veseli.
Peja i ka dërguar ofertë zyrtare Albanit, dhe negociatat me të thuhet se do të vazhdojnë gjatë kësaj jave.
Veseli dhe Hajrizi për momentin janë lojtarë të lirë pasi i kanë skaduar kontratat me skuadrat e tyre, përkatësisht me Sigal Prishtinën dhe Pejën.