PRIZREN
Bashkimi merr trajner me shumë përvojë
31 August, 2014 @20:02
Njëri ndër trajnerët me përvojë më të madhe që ka ardhur në Kosovë, Miodrag Baletic, do të jetë trajneri i ri i Bashkimit këtë stinor.
Këtë e kanë konfirmuar zyrtarët e klubit prizrenas në një bisedë me www.Borozani.com, derisa Baletic ka arritur sot gjatë ditës në Prizren dhe pritet që nesër t’ia nis punës së tij me skuadrën portokall-e-zi.
Baletic është i moshës 66 vjeçare dhe ka udhëhequr shumë skuadra të ish Jugosllavisë që prej vitit 1980, ndërsa ka punuar edhe si ndihmës i të famshmit, Dusan Ivkovic.
Për më tepër ai ka qenë edhe trajner i përfaqësueses U-18 të ish Jugosllavisë si dhe kryetar i Federatës së Basketbollit të Malit të Zi, 7 vite më parë. Së fundi ai ka udhëhequr kombëtaren e femrave të Malit të Zi, në gjashtë vitet e fundit.
Bashkimi pretendon që këtë stinor t’i bëj ballë sadopak Sigal Prishtinës dhe Pejës dhe brenda disa ditëve pritet të kompletojë skuadrën edhe me shtesa të huaja.