ZGJATET PRISHTINA
Gjiganti boshnjak te Sigal Prishtina
1 September, 2014 @19:58
Edin Bavčić është përforcimi i fundit i Sigal Prishtinës para stinorit të ri të Superligës dhe ligës ballkanike.
Bavčić (30 vjeç) që luan në pozitën e qendrës dhe është 209 centimetra i gjatë së fundi ka qenë pjesë e ekipit grek KAOD.
Ai ka luajtur për ekipe tejet të njohura në Europë si Aris, Vanoli e Limoges. Bavčić është pjesë e rregullt e përfaqësueses së Bosnje e Hercegovinës që nga viti 2005 dhe ka marrë pjesë në tre kampionate europiane që nga atëherë.
Me ekipin grek KAOD, Bavčić ka pasur mesatare prej 26.1 minuta lojë për ndeshje, derisa ka shënuar 9.1 pikë për ndeshje dhe ka rrëmbyer 4.8 topa për ndeshje.
Gjiganti boshnjak do t’i bashkohet Sigal Prishtinës gjatë javës, ka njoftuar faqja zyrtare e klubit bardhekaltër në Facebook.