BASHKIMI
Bashkimi me transfer nga Mali i Zi
1 September, 2014 @16:03
Skuadra prizrenase, Bashkimi, ka filluar intensivisht të mirret me përforcimin e skuadrës.
Vetëm pak pasi u emërtua trajneri i ri i skuadrës Miodrag Baletic dhe u njoftua për rikthimin e ish basketbollistit të tyre, Mustafë Merovcit, drejtuesit e klubit portokallezi e zyrtarizuan edhe një përforcim, kësaj radhe të
huaj.
Boban Medenica, basketbollist i pozitës 2-3, këtë stinor do të jetë nën urdhërat e trajnerit Baletic te skuadra e Bashkimit.
Ai së fundi ka luajtur në Superligën e Malit të Zi me skuadrën e Ulqinit, ku ka realizuar mesatarisht 9.5 pikë dhe 5.2 kërcime për ndeshje, ndërsa më parë ka djersitur edhe fanellat e skuadrave Jedinstvo, Gorstak, Ibon Niksic dhe Lovcen.
Basketbollisti 27 vjeçar sot pritet të paraqitet për herë të parë në stërvitje me Bashkimin, sikurse edhe i rikthyeri në skuadër, Mustafë Merovci.
Video