KULLA SHQIPE
Hysenagolli vazhdon me Bashkimin
2 September, 2014 @21:14
Qendra shqiptare, Endrit Hysenagolli, që erdhi te Bashkimi i Prizrenit në mini afatin kalimtar dimëror të stinorit të kaluar, ka pranuar të vazhdojë me klubin portokall-e-zi.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë drejtuesit e klubit në një prononcim ekzkluziv për Borozani.com.
“Endrit Hysenagolli ka pranuar të kthehet te Bashkimi dhe ne si klub e mirëpresim atë.” ka thënë zyrtari i skuadrës prizrenase, Shpend Kume.
Hysenagolli 206 centimetra i gjatë stinorin e kaluar erdhi te Peja nga Kamza, mirëpo në gjysmëstinor kaloi te Bashkimi ku arriti përqindje të mira statistikore dhe minutazhë të madhe.
Ai ka arritur që me Bashkimin të stoliset me medalje të argjendtë në Kupë të Kosovës, derisa në Play-Off u eliminuan nga Peja 2-1 me ndeshje në gjysmëfinale.
Kulla shqiptare ka përfunduar stinorin e kaluar si lider i kërcimeve në Superligë të Kosovës me 8.7 kërcime për ndeshje.