PEJË
Besa nis me përforcime
3 September, 2014 @15:37
Ervin Radoncic është basketbollisti i parë, përforcim i Besës për stinorin e ri të Superligës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi pejan në faqen zyrtare të klubit, duke njoftuar opinionin se Radoncic do të nënshkruaj konrtatë 2 vjeçare me Besën.
Më tej aty thuhet se Radoncic ka luajtur më parë për ekipet maqedone të Kumanovës dhe MZT-së së Shkupit, derisa ai është lojtar që mund të mbulojë dy pozita, 1 dhe 2.
Paralajmërohen përforcime tjera
Klubi pejan nuk ka harruar të përmend se ky është përforcimi i parë dhe ka paralajmëruar edhe katër amerikanë tjerë që do të arrijnë në Pejë për stinorin e ri që nis në fund të muajit shtator.
Besa është ekip që përfundoi stinorin e kaluar në vend të gjashtë të Superligës, kjo në stinorin debutues të tyre, derisa gjithashtu arritën sukses të jashtëzakonshëm duke eliminuar Trepçën dhe duke u kualifikuar në Final Four të Kupës së Kosovës.