GRUPI B

fiba
Greqia, lehtë ndaj kroatëve
3 September, 2014 @21:55
Grekët kanë shkelur Kroacinë në njërën ndër ndeshjet interesante të ditës në Botërorin e basketbollit.
Ekipi i trajnerit, Fotis Katsirakis, ka qenë i bindshëm gjatë ndeshjes dhe me epërsinë e madhe të krijuar kanë pasur finish të qetë të lojës duke e mposhtur Kroacinë e Jasmin Repesës, me 11 pikë epërsi 76-65.
Lojtari më i mirë i Greqisë ka qenë Kostas Kaimakoglou që ka shënuar 14 pikë, derisa ka regjistruar edhe 6 kërcime e 4 asistime, në fitoren e radhës së vendit të tij - që është e katërta me radhë nga po aq ndeshje.
Në anën tjetër, te kroatët u dallua Bojan Bogdanovic. Mirëpo, përkundër 20 pikëve të tija ekipi i tij as që ishte afër fitores në këtë duel, ku Kroacia regjistroi disfatën e dytë në “Spanja 2014”, pas asaj befasuese ndaj Senegalit.
Derisa Greqia do të ndeshet me Argjentinën në ndeshjen e fundit të grupit, për të përcaktuar fituesin e Grupit B, Kroacia do të duhet të fitojë patjetër Porto Rikon ashtu që të sigurojë një vend për të dalë nga grupi.
Tabela aktuale, Grupi B:
1 | Greqia | 4-0 | ||
2 | Argjentina | 3-1 | ||
3 | Kroacia | 2-2 | ||
4 | Senegali | 2-2 | ||
5 | Porto Riko | 1-3 | ||
6 | Filipinet | 0-4 |
MIKE MARTIN

11 September, 2018 @22:55
Skuadra kampione e Kosovës në basketboll, Bashkimi, ka zyrtarizuar para pak çastesh edhe një basketbollist të huaj për stinorin e…
MË TË MIRËT E BOTËRORIT

15 September, 2014 @16:40
Kenneth Faried dhe Kyrie Irving janë dy basketbollistët nga kampionja e Botës, SHBA-ja, të cilët janë përfshirë në pesëshen më…
MAKINERIA AMERIKANE

fiba
14 September, 2014 @22:45
SHBA ka arritur të mbrojë titullin e Kampionit të Botës në basketboll duke e mposhtur lehtë Serbinë në finale me…
E BRONZTA

fiba
13 September, 2014 @20:40
Skuadra e Francës ka arritur që të mposht Lituaninë në ndeshjen e vlefshme për të përcaktuar fituesin e medaljes së…
EKSKLUZIVE

fiba
12 September, 2014 @9:22
Gjithçka ishte përgatitur dhe projektuar (për të mos thënë “e kurdisur”) që nikoqiri i kampionatit botëror, Spanja, të ecte deri…