BASHKIMI
Edhe Juniku i Bashkimit
3 September, 2014 @22:07
Pas përforcimit me dy basketbollistët të huaj, Spancer Dixon dhe Dragomir Marojevic, të cilët u zyrtarizuan gjatë ditës, skuadra e Bashkimit vazhdoi bombardimin e saj duke i siguruar shërbimet e basketbollistit vendor, Kreshnik Juniku.
Juniku ka qenë prezent në stërvitjen e parë të Bashkimit me trajnerin Miodrag Baletic, dhe pas pëlqimit të këtij të fundit, është arritur marrëveshje ndërmjet basketbollistit në fjalë dhe drejtuesve të klubit.
Ish lojtari i shumë skuadrave nga vendi si Sigal Prishtina, Kolegji Eurosport, Futura, RTV 21 dhe së fundi Kastrioti, do të mundohet t’i tregojë aftësitë e tij në konkurrencë me Endrit Hysenagollin, Mustafë Merovcin dhe Dragomir Marojevicin, për të pasur hapësirë nën koshin e prizrenasve.