GJAKOVË
Qëndrim Ajazaj te Vëllaznimi
4 September, 2014 @23:21
Skuadra e rikthyer në Superligë, Vëllaznimi, po vazhdon ta përforcoj ekipin duke transferuar lojtarë në skuadër.
Ekipi gjakovar pas transferimit të lojtarëve të huaj si Dino Hodzic, Caner Oner dhe Ish Sanders është përforcuar edhe me basketbollistin vendor, Qëndrim Ajazaj.
Fluturuesi prizrenas, i cili gjatë karrierës së tij ka kaluar në të gjitha kategoritë e grupmoshave të ekipit të Bashkimit, në stinorin e ri do të jetë në urdhërat e trajnerit Jeton Nixha tek skuadra e Vëllaznimit, në qoftëse do t’i kalojë me sukses provat në këtë skuadër.
Ajazaj ishte larguar nga Bashkimi ende pa përfunduar stinori pas pakënaqësive me shtabin teknik të klubit.