PRIZREN
Bashkimi rikthen Morinën e Karanezin
4 September, 2014 @23:13
Dy basketbollistët e ri nga qyteti i Prizrenit, Altin Morina dhe Ujkan Karanezi, përsëri janë rikthyer në ekipin e vendlindjes së tyre.
Morina në stinorin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Besës nga Peja, derisa Karanezi luante për ekipin RTV 21.
Dy basketbollistët tashmë i kanë filluar stërvitjet me skuadrën e Bashkimit, ndërsa mësohet se për dyshen prizrenase interesim kishte shprehur edhe skuadra e Sigal Prishtinës.