Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI C

SHBA eliminon Ukrainën, Turqia shkon tutje

Brad Penner-USA TODAY Sports

SHBA eliminon Ukrainën, Turqia shkon tutje


5 September, 2014 @9:59

Ukraina dhe Finlanda janë dy përfaqësueset e eliminuara nga grupi më i paqartë i Botërorit, grupi C.

Ukraina e kishte fatin e keq pas që në ndeshjen e fundit grupore u takua me superfuqinë, SHBA-në.

Yjet e NBA-it e mposhtën Ukrainën me rezultat 71-95, ndërsa koshashënuesi më i mirë në ndeshje ishte James Harden me 17 pikë e 5 asistime, derisa për Ukrainën Viacheslav Kravtsov shënoi 15 pikë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Turqia e mposhti Republikën Dominikane me rezultat 77-64 për të siguruar kualifikimin e mëtejmë, sikurse që bëri edhe Zelanda e Re duke e fituar Finlandën me rezultat shumë të ngushtë 65-67.



Rezultatet

Turqia - Republika Dominikane 77-64
Ukraina - SHBA 71-95
Finlanda - Zelanda e Re 65-67


Radhitja përfundimtare e grupit C

1 SHBA 5-0
2 Turqia 3-2
3 Republika Dominikane 2-3
4 Zelanda e Re 2-3
5 Ukraina 2-3
6 Finlanda 1-4

 
Të gjitha lajmet nga Spanja 2014